Meta: PD parti e fuqishme në Shkodër. Efekti PD-PL do jetë shumë herë më i lartë se në 6 mars

Premte, 13 Janar 2023 21:58
 
 

Ilir Meta thotë se opozita do të fitojë bindshëm në bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

 

Në Çim Peka Live, Meta tha se efekti PD-PL në këto zgjedhje do të jetë shumë herë më i lartë se në 6 mars, kur Bardh Spahia fitoi bashkinë përballë kandidatëve të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, me diferencë të konsiderueshme votash. 

 
 "Është e vërtetë që për zgjedhjet lokale, jo këto të fundit, LSI ishte e dyta në Shkodër, por PS ishte e treta. I vetmi diskutim që mund të hapet për këshillin bashkiak se kush do të jetë e dyta apo e treta PL apo PS. Por PD është një parti e fuqishme në mënyrë absolute në Shkodër kjo është e jashtëzakonshme. Së dyti, efekti PD-Partia e Lirisë do të jetë akoma dhe shumë herë më i lartë se në 6 mars. Shkodra e di se kjo nuk është një zgjedhje individësh dhe nuk ka rëndësi se nga janë konvertuar. Në këtë rast është një zgjedhje për pluralizmin politik që është kaq jetik për Shqipërinë sot dhe të ardhmen. Shkodra e di si ka vuajtur në të kaluarën nga një regjim monist dhe sa është diskriminuar dhe përjashtuar nga kjo qeveri. Shkodra është djepi i lirisë dhe demokracisë", tha Meta.  
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...