Gjykata e Apelit në Shkodër nuk ka pranuar kërkesën e avokatëve për të konsideruar si provë videon që tregonte se arrestimet e kuksianëve ishin kryer në kundërshtim me ligjin.
Nuk dihet ende arsyeja se përse gjykata nuk i ka pranuar këto filmime si prova që mund të vendosnin fatin e 11 kuksianëve, duke çuar në lirimin e tyre.
Pamjet filmike iu dorëzuan gjykatës nga avokati Altin Goxhaj. Avokatët thonë se familjarët nuk dinin ku i kishin çuar të afërmit e tyre, dhe se ishin terrorizuar nga policia.
Ndërkohë që jashtë sallës ku po mbahen kuksianët qytetarët dhe familjarët po mbajnë protestë për lirimin e tyre. Deputetë të opozitës por edhe disa familjarë të të arrestuarve ndodhen në sallën e gjyqit.