Xhaçka ankohet te ambasadori i saj/ Berisha: Krimi ka fytyrën e Ramës

Hënë, 16 Janar 2023 13:43

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith, i akuzuar gjerësisht nga opozita se vepron sipas interesave korruptive të qeverisë shqiptare, është paraqitur sot në ministrinë e Punëve të Jashtme ku ka marrë një notë verbale mbi deklaratën e ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick i cili me tone të ashpra, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës.

Në notën e protestës të Olta Xhaçkës, thuhet se: “MEPJ paraqiti shqetësimin për deklaratën më të fundit me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick. MEPJ theksoi se kjo retorikë e përsëritur cenon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Britanik Rishi Sunak, në të cilën ndër të tjera ndahet vlerësimi i përbashkët për rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve”.

 

Por ndërkohë, në konferencën e tij për shtyp, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se krimi shqiptar ka fytyrën e qeverisë shqiptare.

“Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në eksportues kryesor të krimit në Europë. Të pasigurisë në Europë. Dhe pastaj vërsulen kur të tjerët denoncojnë krimin shqiptar, i cili në fakt ka fytyrën e qeverisë shqiptare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe shpall publikisht para shqiptarëve se zero tolerancë, ndaj krimit të organizuar, do të jetë alternativa e PD-së dhe opozitës,” tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar ambasadorin britanik se ka keqinformuar qeverinë e tij për zhvillimet në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...