Berisha: Ky është një vit i rëndësishëm për demokracinë dhe pluralizmin

Hënë, 16 Janar 2023 15:04

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e grupit parlamentar se ky është një vit shumë i rëndësishëm për PD-në dhe vendin.

“Ne, hyjmë në një vit të një rëndësie vendimtare për demokracinë, për pluralizmin, për shoqërinë shqiptare dhe PD, grupi ynë parlamentar, mbetet totalisht i përkushtuar për të përmbushur me përgjegjësi të plotë, me transparencë dhe guxim, detyrimet e tij madhore.

 

Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm elektoral, kemi përpara zgjedhjet vendore, të cilat duhet të përmbysin monizmin e plotë në Shqipëri, të Edi Ramës.

Është bërë një punë më transparentja në historinë e vendit dhe, kandidatët që ne paraqesim, janë sot, dalin para çdo qytetari shqiptar si kandidatë të vullnetit të lirë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS.

Kandidatët e tjerë janë kandidatë të shpellës, të hurit, se thonë në Durrës ka kërcitur sërish huri, janë kandidatë të grupeve kriminale, mafioze, janë kandidatë që përcaktohen tërësisht nga interesat e Edi Ramës dhe klaneve mafioze që e mbështesin.

Në këtë platformë do vazhdojmë edhe me këshilltarët, me parlamentarët, e vërteta është se kjo e ka tmerruar Edi Ramën.

Këto zhvillime brenda PD, atë e kanë tronditur deri në palcë, pasi e sheh që betejën e ka të humbur.

Ky tmerr ka bërë që ai të humbasë jo vetëm mendjen, logjikën, arsyen, por edhe të vazhdojë me flamurin e zi të një krimineli elektoral. Të dalë haptas me platformat e plaçkitjes së votës, e dhunimit para ekzekutimit paraprak. Të tregojë se është i aftë të bëjë gjithçka për të grabitur votat e qytetarëve shqiptarë.

Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...