Skandali politik/ Berisha: Rama po ndalon regjistrimin e aktit të gjykatës

Hënë, 16 Janar 2023 15:05

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, sqaroi edhe njëherë situatën ku ndodhet Partia Demokratike, pasi kreu i qeverisë po pengon regjistrimin e aktit të gjykatës.

“Rama ka ndërmarrë një sulm të paprecedent kundër forcës kryesore politike opozitare, PD-së. Ai mendon se mund të mbajë peng këtë forcë, për çka e vërteta është se do mjerohet. Ai përpiqet që të bëjë çdo gjë, që forca jonë politike, në garën e ardhshme elektorale, të hyjë siç dëshiron ai.


Edhe njëherë duhet të theksoj për qytetarët e këtij vendi, e vërteta është, lidhur me PD-në dhe regjistrimin e saj, se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj, plotësisht kushtetues, plotësisht ligjor.

Ndaj dhe duhet t’u them qytetarëve, duhet t’u them demokratëve, të mos vendosin gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj. Në çdo vend të lirë, çdo grup qytetarësh që vendos të krijojë një shoqatë apo një parti, harton një rregullore apo status të vetin, plotëson kushtet ligjore dhe e dorëzon në gjykatë, e cila, pasi vërteton saktësinë e dokumenteve, përputhjen e statutit me parimet e Kushtetutës, vendos regjistrimin e saj.

Në vendet diktatoriale kjo bëhet në ministrira. Unë kam qenë kardiolog, shoqata jonë e kardiologjisë regjistrohej në ministri. Statuti miratohej në ministri. Liria ia heq këtë të drejtë ekzekutivit dhe ia jep gjykatës për të garantuar autonominë dhe pavarësinë e shoqatave dhe partive. Në Shqipëri kjo ka ndodhur. Gjykata më 25 mars ka vendosur, pasi e shtyu tre muaj.

Por çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Edi Rama është ai që ndalon regjistrimin e aktit të gjykatës në regjistrin e partive politike, në një akt antidemokratik dhe diktatorial. Është vetëm Edi Rama që ai nuk lejon me një kancelar, me një sekretare, që ka detyrë absolutisht ligjore, të çojë aktin në regjistër. Kjo është e vërteta. Pra, nuk është problem gjykate, është problem Edi Rame.

Është problem i atij, që ka ndaj pluralizmit politik të njëjtat armiqësore si i ati i tij, i cili si xhelat, firmoste në gusht të vitit 1988, varjen në litar të poetit që shprehej për të drejtat e njeriut. Pra, kemi të bëjmë me një urdhër stalinist të Edi Ramës, që nuk do që kjo parti të regjistrohet. E them këtë se konstatoj konfuzion në media. Por media dhe qytetarët duhet t’i përmbahen të vërtetës.

Po kaq i shëmtuar bëhet akti i bashkëngjitjes për palë të atyre që kurrë nuk ishin palë. Të keqpërdorur nga Edi Rama. Në çdo proces gjyqësor, palë janë ato që paraqesin pretendime në sallën e gjyqit. Në rastin e PD, çdo qytetar që kishte dyshimin më të vogël për këtë vendim gjykate, ka të drejtë të hapë proces gjyqësor, por kurrë të bëhet palë. Palë në atë vendim jemi vetëm ne, dhe ne kemi të drejtë të apelojmë. Por askush tjetër mbi tokë, përveçse në drejtësinë e Edi Ramës.

Përdor një të keqpërdorur, një të keqshfrytëzuar në shkallën ekstreme, në mënyrën më të pamëshirë, duke shkelmuar mbi të, dhe e urdhëron të bëhet palë. Se në këtë mënyrë mund të prishet çdo proces gjyqësor në tokë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...