Meta: Situatë e përkeqësuar ekonomike këtë vit, rezultat i korrupsionit galopant të qeverisë

Hënë, 16 Janar 2023 15:09

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një paralajmërim sot për përkeqësimin e situatës ekonomike në vend dhe një rritje shumë të ulët ekonomike të pritshme, prej vetëm 2%, për shkak të korrupsionit galopant të qeverisë siç e cilësoi dhe të politikave të saj antisociale.

Në fjalën e tij, Meta tha: “Me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar, në emër të Partisë së Lirisë, do të doja së pari të ndalesha në situatën e përkeqësuar ekonomike që pritet të ndeshemi gjatë këtij sesioni dhe viti, si rezultat i korrupsionit galopant të qeverisë rilindëse dhe njëkohësisht i politikave të saj tërësisht antisociale dhe kundër interesit publik, që tregohet mjaft qartë edhe në strukturën e dështuar të ekonomisë sonë.

 

Për këtë mjafton t’i referohemi edhe vlerësimeve më të fundit nga Shefja e Misionit të FMN për Shqipërinë, Jan Sun, së fundi, që paralajmëron gjithashtu si edhe institucione të tjera ndërkombëtare që rritja ekonomike pritet të ngadalësohet më tej duke zbritur deri në 2% gjatë vitit 2023 duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare në vend si pasojë e inflacionit që është rritur i nxituar sidomos nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë, që është bërë gjithnjë e më gjerë, pra duke prekur gjithnjë e më shumë shtresa shoqërore në vend.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...