Meta: PPP-të janë tërësisht jashtë kontrollit, vendi mund të përballet me situata jashtë çdo parashikimi

Hënë, 16 Janar 2023 15:10

 

Ilir Meta, kryetari i PL-së, ka ngritur më forcë në nisje të këtij viti, rrezikun që paraqesin për gjendjen ekonomike të vendit, kontratat koncensionare PPP dhe solli në vëmendje të qeveritarëve, rekomandimet që ka dhënë FMN-ja si prioritet urgjent për të dalë nga kjo situatë.

Para medieve, Meta tha se do të nënvizonte përsëri “shqetësimin mjaft serioz të ngritur në mënyrë të përsëritur edhe nga Shefja e Misionit të FMN-së, degradimin e PPP-ve ku thuhet në mënyrë eksplicite se “ne, pra FMN, mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve të vlerësuara në rreth 40% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vitit 2022, bazuar në vlerat e kontratave ekzistuese dhe të atyre në proces.

 

Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë sesa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.

Paralajmërim më serioz për kërcënimin që sjellin PPP-të, të cilat kanë dalë tërësisht jashtë kontrollit nga ana e qeverisë dhe institucionet shtetërore, tregojnë shumë qartë se vendi mund të përballet me situata të cilat mund të dalin jashtë çdo parashikimi.

Ndaj, shefja e FMN thekson: “Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP-ve dhe të investimeve publike si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të Buxhetit. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi një situatë shumë të qartë dhe të parashikueshme financiare për vendin, për të ardhmen.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...