Monika Kryemadhi tha “se ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunëtorë me sistemin e drejtësisë, qoftë për inceneratorin e Elbasanit…Prisnim dhe për inceneratorin e Fierit, presim edhe për inceneratorin e Tiranës.
Dua të theksoj se të gjitha orët e xhirimeve që kemi të Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, i kemi në dispozicion të sistemit të drejtësisë dhe të gatshëm t’ia japim, por me një kusht: që të mos i zërë pluhuri dhe të mos hyjnë në marrëveshje as me Edi Ramën dhe as me Erion Veliajn në shkëmbim qoftë të Vetingut apo qoftë dhe të disa pazareve të tjera, se në fund të ditës ajo nuk është kancer, por një nga problemet më të mëdha që ka sot jo vetëm Tirana për gjithë ujërat nëntokësorë që burojnë nga ajo gropë e vjetër e vend depozitimit të Sharrës.”/ar.sh/SYRI.NET