Në Davos të Zvicrës ka nisur punimet samiti i njerëzve më të fuqishëm të biznesit dhe politikës, por ky samit ka mbledhur edhe një numër të lartë eskortash.
Bild shkruan se me mbërritjen e njerëzve më me ndikim në botë, në Davos ka shpërthyer prostitucioni. Kërkesa për punë seksuale rritet çdo vit në takimin e liderëve botërorë dhe manjatëve të biznesit që hyjnë nga e gjithë bota për të diskutuar me njëri-tjetrin.
Eskortat rezervohen në të njëjtat hotele si bosët me fuqi të lartë dhe punonjësit e tyre gjatë samitit pesë-ditor, i cili filloi më 16 janar. Një punëtore seksi e quajtur Liana tha se ajo vishet me veshje biznesi në mënyrë që të mos dallohet në mesin e drejtuesve, pavarësisht se prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër.
Ajo tha për Bild se takohet rregullisht me një amerikan që viziton Zvicrën disa herë në vit dhe është në mesin e 2700 pjesëmarrësve në konferencë. Liana paguhet rreth 700 euro për një orë dhe 2300 euro për gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit. Menaxherja e një shërbimi shoqërimi në Aargau, 100 milje larg nga samiti, thotë se ajo ka marrë tashmë 11 rezervime dhe pret që shumë të tjera të pasojnë këtë javë.
36-vjeçarja po qëndron në një hotel pranë Davos gjatë samitit, por nuk pranoi të tregojë se cilët janë klientët me ndikim. Ajo paralajmëroi: ‘Më besoni, ju nuk doni të hyni në proces gjyqësor me ta’. Në vitin 2020, një hetim nga The Times zbuloi se të paktën 100 prostituta udhëtonin në Davos për samitin sipas një oficeri policie zvicerane. Një shofer zyrtar për forumin tha se ai mori një punëtore seksi e cila pretendoi se ishte detyruar nga ‘shefi’ i saj të flinte me një klient më të vjetër në një hotel delegatësh.
Ndër temat për diskutim në samitin e këtij viti janë lufta e Ukrainës, normat globale të inflacionit, ndryshimet klimatike dhe pabarazia.
Ajo tha për emisionin 20 Minuten: “Disa rezervojnë edhe eskorta për veten dhe punonjësit e tyre për të festuar në suitën e hotelit.”
Salome Balthus, një punëtore postoi në Twitter: ‘Takim në Zvicër gjatë #WWF do të thotë të shikosh grykat e armëve të rojeve të sigurisë në korridorin e hotelit në orën 2 të mëngjesit – dhe më pas të ndash me ta çokollatat e dhuratave nga restoranti dhe të përgojosh të pasurit… #Davos #WEF.’