Telashe të reja për Klosin, nis verifikimi për pasurinë e xhaxhait

E mërkurë, 18 Janar 2023 14:24

 

Telashe të reja dalin për ish-bashkëpunëtoren e ngushtë të Arben Ahmetajt, Alda Klosin. Burime nga prokuroria deklarojnë për SYRI TV se kanë nisur verifikimet edhe për pasurinë e xhaxhait të saj, i cili i ka dhuruar Klosit, dy apartamente në Shëngjin. Organi i akuzës po e verifikon pasurinë e Klosit për të hedhur dritë mbi burimin e shumës së vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi
Kur Alda Klosi raportoi në polici vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e saj, duket se rasti do të merrte përmasa që e rëndojnë pozitën e saj. Prokuroria e Tiranës tashmë ka nisur verifikimet mbi pasurinë e saj, për të zbuluar burimin e shumës së vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.

Por hetimet duket se nuk do të ndalen këtu.

Burime nga prokuroria e kryeqytetit deklarojnë për “Syri Televizion” se kanë nisur verifikimet edhe për pasurinë e xhaxhait të saj. Sipas dokumenteve të administruara deri më tani, prokurorët kanë evidentuar se xhaxhai i ka dhuruar Alda Klosit, dy apartamente në Shëngjin.

Ish-bashkëpunëtorja e ngushtë e Arben Ahmetajt ka shënuar në deklaratat e saj të pasurisë se është bërë pronare e dy shtëpive në zonën bregdetare të Lezhës, njëra me sipërfaqe 94.86 metra katrorë dhe tjetra me sipërfaqe 42.35 metra katrorë, nëpërmjet kontratave të dhurimit që datojnë në tetor 2021.

Alda Klosi ka deklaruar para grupit hetimor se shuma prej 120 mijë eurosh e vjedhur në kasafortën e saj personale, ishte shumë e mbledhur nga familjarët për kurimin e xhaxhait të saj të sëmurë, rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është ende e paqartë nëse xhaxhai i sëmurë është i njëjti person me atë që i dhuroi Alda Klosit dy shtëpitë në Shëngjin.

Megjithatë, diçka duket qartë që Alda Klosi do të ketë shumë punë për të sqaruar pozitën e saj gjatë hetimit penal.

Formularët e pasurisë së saj treguan se kur Alda Klosi u emërua për herë në administratën e lartë shtetërore, në vitin 2017, ishte vetëm me një shtëpi modeste, me sipërfaqe 47 metra katrorë. Katër vjet më pas ajo rezulton pronare ose bashkëpronare në katër apartamente.

Deri më tani, zonja Klosi është në pozicionin e viktimës së vjedhjes, por prokurorët besojnë se kjo histori mund të ketë një përfundim tjetër të papritur.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...