Kryemadhi: Edhe mbrëmë i groposën mbetjet në Sharrë, arroganca e Ramës dhe e Veliajt kalon çdo limit'

Premte, 20 Janar 2023 13:09

 

Edhe mbrëmjen e djeshme, të 19 janari 2023, mbeturinat e kryeqytetit kanë vazhduar të groposen në landfillin e vjetër të Sharrës, pa kaluar në kurrfarë procesi djegieje në inceneratorin e Tiranës, për të cilin qytetarët paguajnë 29 euro për ton, pa Tvsh.

Partia e Lirisë i ka ndjekur me dron, makinat e mbeturinave që nga momenti kur ngarkoheshin në Tiranë derisa i derdhnin mbetjet në Sharrë, në kuadrin e një investigimi disamujor.

 

Sot, Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, në vazhdën e asaj që e cilësoi si aferën më korruptive të shekullit, inceneratorët, theksoi se “arroganca e pashoqe e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt kalon çdo lloj limiti të moralit politik dhe njerëzor.”

Kryemadhi tha: “Transparenca është ajo që i mungon opinionin publik, pot mbi të gjitha është ajo që duhet bërë nga çdo politikan, mediet dhe më shumë nga qeveria dhe sistemi i drejtësisë.

Ajo që dua të theksoj është që arroganca e qeverisë shqiptare dhe e gjithë institucioneve që janë të lidhura drejtpërdrejt me projektin e inceneratorit të Tiranës vazhdojnë dhe sfidojnë në mënyrë flagrante drejtësinë por mbi të gjitha, taksapaguesit shqiptarë që paguajnë çdo minutë, çdo sekondë, 29 ero tonin e mbetjeve pa Tvsh sepse, mos harroni, me gjithë Tvsh shkon 34,8 euro.

Ajo ç’ka dua të theksoj dhe është shumë e rëndësishme, edhe dje, edhe pse ne ishim në një emision duke folur drejtpërsëdrejti për këtë aferë, për këtë investigim( të cilin ne e bëmë për të sjellë para qytetarëve atë që ndodh vërtet me ligjin e menaxhimit të mbetjeje, se si shqiptarët jo vetëm vidhen çdo minutë e sekondë, se si ata mashtrohen) edhe dje ata përsëri në mesin e natës, vazhdonin të depozitonin mbetjet, që as nuk diferencohen, as nuk riciklohen, por vetëm groposen dhe aq më keq në venddepozitimin e vjetër të Sharrës.

Ju lutem, shikoni pamjet mbrëmë në darkë, në orën 9:20 se si kamionët me mbetje, peshohen sepse për to paguan bashkia e Tiranës dhe depozitohen në venddepozimin e vjetër të Sharrës që është rihapur në fillim të muajit nëntor 2022.

Kjo arrogancë e pashoqe e Edi Ramës dhe e Erion Veliaj kalon çdo lloj limiti të moralit politik dhe njerëzor.”/ar.sh/SYRI.NET

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...