Berisha: Rama e ka përdorur avionin për qëllime të dyshimta, importet me Kolumbinë janë rritur 60 herë

Premte, 20 Janar 2023 13:10

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, hodhi sërish sot dyshime se avioni personal i kryeministrit Edi Rama është përdorur për qëllime të dyshimta. Ai e lidhi këtë aktivitet të dyshimtë me rritjen e frikshme të importeve me Kolumbinë.

“Një mekanizëm që ka ngelur për luftën kundër korrupsionit janë komisionet hetimore, të cilat Kushtetuta e Shqipërisë i njeh si e drejtë taksative. Neni 77 thotë: Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të një ¼ të anëtarëve të tij, është i detyruar të ngrihet komisioni hetimor.

 

Çfarë ndodh me kërkesën e 36 deputetëve për 137 udhëtimet me çarter të Edi Ramës? Pse pengohet? Si mund të pengohet? Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrrë. Edi Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin.

 

Ky është një akt i pashembullt. Edi Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve. Jo vetëm nga shuma përrallore që është shpenzuar nga taksapaguesit më të varfër.

Por ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit. Ka dyshime shumë të forta. Unë mund t’u them vetëm që importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë dy vitet e fundit. A ka një paralelizëm me fluturimet e ‘Ismailit’? Asgjë nuk është e sigurt, por rumori zien se avioni është përdorur për qëllime të tjera.

Vetëm hetimi është rruga për transparencën e këtyre hetimeve. Nuk ka kryeministër në Europë, nuk ka. Presidenti i SHBA kishte bërë 70 fluturime në 4 apo 8 vite. Dhe kur u diskutua njëherë kjo çështje, tha kushton kaq ky fluturimi im. Edhe në vendin më të pasur të botës ka një llogari, kurse ‘Ismaili’ i Ramës rri më shumë në ajër se në tokë.

137 fluturime! Nuk ka ndodhur kurrë. Po të marrim të gjithë kryeministrat e Ballkanit bashkë, edhe atë të Greqisë, janë më pak se fluturimet e Edi Ramës,” tha Berisha.

"Jeni vetëm ju, janë vetëm qytetarët që mund të ngrihen në këtë situatë. Përndryshe Shqipëria shkon drejt një dezintegrimi social të plotë. Drejt një denatyrimi. Imagjinoni ju. Janë rritur importet me Kolumbinë 60 herë nga 2015-a deri sot.

Çfarë bëhet kështu? E tëra është kokainë. Nuk kam të dhëna se ‘Ismaili’ ka fluturuar në Kolumbi. Por kam të dhëna se bën fluturime të dyshimta. Hetimi dhe vetëm hetimi është vendimtar. Ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni. Si e vetmja zgjidhje".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...