Qëndrimi skandaloz në Davos/ Berisha: Rama bëri avokatinë e Putinit dhe mbrojti Rozetën e tij

Premte, 20 Janar 2023 13:11

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi fjalimin skandaloz të kryeministrit Edi Rama në Davos, ku ai mbrojti Aleksandër Vuçiçin dhe indirekt edhe Vladimir Putinin.

“Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos. Parlamenti Europian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet e padronit të Edi Ramës ndaj sanksioneve ruse.

 

Natyrisht, dy pyetje e shoqëruan padronin e Ramës në çdo panel dhe sallë në Davos: A është Putini një kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE? Vuçiç faktoi se është një Putin i vogël. Pavarësisht nga barbaritë që ka kryer në Ukrainë, ai refuzoi të pranojë se Putini ka kryer krime lufte dhe është kriminel. Sikundër justifikoi veten për sanksionet.

Por më i turpshëm është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij. Çfarë tha Edi Rama në panel? Me aq sa e kuptoj unë botën, nuk po e zëvendësojnë burimin e pistë rus nga burime prej demokracive të pastra vibruese? Domethënia e kësaj është kjo: se bllokimi i gazit rus nga Europa është një gabim, se u zëvendësua me gaz nga vende të tjera.

Së pari, tregtia është tregti dhe një vend në luftë, që vret, normalisht që izolohet.

Së dyti, ky bën avokatinë e Putinit. Pse? Ana më pozitive, më kryesore e këtij konflikti është se Gjermania federale është shkëputur përfundimisht nga gazi rus.

Gjermania sot nuk merr asnjë metër kub gaz rus. Rezerva e saj është 100 përqind nevojat e saj. Dhe ia la dopio gjashtën në dorë Rusisë. Këtë gaz e mori nga vende të tjera, por asnjë në luftë. Por jo nga agresorët.

Kjo është avokati ndaj Putinit. Kjo është një analizë e një vasali. Ia dhanë ta lexonte aty. Se ky nuk merr vesh nga gazi. E lexoi në Davos. Duke nxirë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Për të mos thënë shprehjet që përdori në prani të kryeparlamentares së BE. Ku krahasoi një parlamentare të llojit të Alqi Bllakos, për të shfajësuar Rozetën.

Pra, për t’u mbrojtur për Rozetën e tij në Davos, u fut te karma, pa e fitur se çfarë është karma. Pa e ditur, se nuk ka konceptin kauzë-efekt. Mjafton të përdorë një shprehje për t’i bërë qejfin një kategorie të caktuar dhe për të mbrojtur Rozetën e tij.

Nuk shkoi për shqiptarët, shkoi për të folur për Rozetën e tij,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...