A do mbajë përgjegjësi nëse humb më 14 maj? Berisha: I gjithë buxheti po shpërndahet për zgjedhjet, vetëm një Bashki mori 30 milionë euro…

Premte, 20 Janar 2023 13:19

 

Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbajë përgjegjësi nëse opozita humb në zgjedhjet e 14 majit, por ka denoncuar Qeverinë se po bën gjithçka për t’i vjedhur ato. Berisha tha se ka informacione se i gjithë buxheti po shpërndahet vetëm për zgjedhjet lokale, ku një Bashki ka marrë 30 milionë euro tendera në kundërshtim me ligjet.

Pyetje: A do mbani përgjegjësi për zgjedhjet e 14 majit?

 

Sali Berisha: Pa asnjë diskutim që do mbaj përgjegjësi edhe kur i vjedh edhe kur nuk i vjedh kundërshtari, për këtë mos të ketë kush dyshim.

Kundërshtari po bën gjithcka për të vjedhur zgjedhjet. Po bëjmë gjithcka të evidentojmë me saktësi veprimet kriminale, anti demokratike të tij.

Unë mund të them se i gjithë buxheti po shpërndahet vetëm për zgjedhjet, Ka një bashki, kryetari i të cilës ka fituar 30 mln euro tendera vetëm për të blerë vota, tendera në kundërshtim me rregullat.

Pra ne po ndjekim gjithcka, ju e morët vesh vendimin, grupi kriminal elektoral, Rama, Manja, Pjerin Ndreu, Qefralia etj, shpëtoi burgut, asnjë hetim, mbyllet dosja në një kohë kur në ligje është parashikuar krim i rëndë, këtu nuk funksionon asgjë, i mbetet eevolucionit të thotë fjalën e vet.

Po punësojnë masivisht demokratë për vota, por unë kam besim se cdo shqiptar e ka të qartë që shitja e votës përbën një akt destabilizues për vendin. Nuk them se kanë firmosur për të shitur votën por shitja është akt i dënueshëm. Kam besim se demokratët do flasin me votë në përputhje me idealet e tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...