Zgjedhjet/ Berisha: Ne kemi vulën, siglën dhe flamurin, le të vijë Rama në debat me mua po ia mbajti

Premte, 20 Janar 2023 13:28

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se PD e ka vulën dhe siglën e saj për në zgjedhje. Ai madje sfidoi kryeministrin Edi Rama në një debat publik.

“Ne kemi vulën, siglën dhe flamurin në përputhje me ligjin. Ne do marrim pjesë në zgjedhje.

 

Ne kemi bërë përgatitjet më serioze në historinë tonë elektorale. Dhe vazhdojmë me intensitet.

Imagjino tani: Kandidatët e shpellës me kandidatët tanë në primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën.

Imagjinoni ju Sakon e Durrësit me Igli Carën? Sako, e cila është thjesht një zyrtare në duart e mafies. Se aty po kërcet dajaku. Por unë jam që të shkojnë para ligjit ata. Kurse Igli Cara përfaqëson qytetarin e Durrësit, banorët e Durrësit me të gjithë problematikat që kanë.

Le të vijë Erion Veliaj në një debat me Belind Këlliçin. Nuk vjen kurrë. Ka tmerr nga fytyra e vet. Sepse ai në çdo fjalë që do nxjerrë në atë debat, do kujtojë minierën e tij të floririt që po vjedh shqiptarët. Do kujtojë tenderat-kallp, mashtrimet, vjedhjet e tmerrshme.

Prandaj në këto zgjedhje janë të tmerruar.

Pastaj në ia mbajttë, të vijë Edi Rama me mua në debat. Të dalë pak. T’i tregoj se sa i vlen lëkura atij. E ftoj, pavarësisht se nuk dua të ulem kurrë me të, por detyrimi ndaj qytetarëve më imponon,” tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se gjykata e ka dhënë vendimin e saj dhe i ka njohur atyre vulën dhe logon, por siç shprehet ai ky vendim po mbahet peng nga Edi Rama.

Berisha deklaroi sot se revolucioni i paralajmëruar nga opozita do të nisë shumë shpejt.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, ai tha se shoqëria shqiptare po zien teksa akuzoi kryeministrin Rama se po bën përpjekje për të mbajtur peng vendimin e gjykatës për regjistrimin e PD-së.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...