Rama ka pranuar lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së: McGonigal është miku im

Tuesday, 24 Janar 2023 15:37

 

Disa muaj më parë, Kryeministri Edi Rama pranoi miqësinë me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i arrestuar në SHBA, pasi ka përfituar para nga një shqiptar dhe udhëtime të mbuluara në Tiranë. Por teksa muaj më parë, Rama mohonte që të kishte lidhje pune apo biznesi me ish-zyrtarin e FBI, hetimet në SHBA hodhën poshtë variantin dhe deklaratat e Kryeministrit.


Kryeministri Edi Rama e ka pranuar me krenari, lidhjen miqësore me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i arrestuar nën akuzën se ka pranuar shumë të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar si dhe ka marrë udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë.

Emri i McGonigal u përmend për here të parë krah emrit të Kryeministrit Edi Rama, në shtator të vitit të shkuar kur po hetohej për lidhjet me rusët.

Në atë kohë, i pyetur për lidhjet e tij me McGonigal, Rama u shpreh se shefi i kundërterrorit të FBI ishte miku i tij dhe mohoi që qeveria e tij dhe ai vetë të kishin lidhje të tjera me ish-zyrtarin e FBI.

Por sot, disa muaj më vonë, këto deklarata të Kryeministrit Edi Rama janë hedhur poshtë nga hetimet në SHBA, që vërtetojnë se Mcgonigal është paguar nga Kryeministri Edi Rama për shërbime që ka kryer, ku përfshihen edhe ndërhyrje në institucionet amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Politikë

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë sallës së Kuvendit foli për kaosin që përfshiu sot seancën plenare. Ajo sulmoi ashpër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se...

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Politikë

SPAK në lëvizje për të prodhuar lajm/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë

Nuk është mbyllur akoma muaji i parë i vitit dhe Edi Rama ka regjistruar kaq shumë skandale brenda pak ditësh, që do kishin rrëzuar dhjetë herë një qeveri kudo. Por ndërsa...

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Politikë

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me...