Gazeta e madhe amerikane: Soros kontrollon Blinkenin, prandaj veprimi i parë ishte dënimi i Berishës

E mërkurë, 25 Janar 2023 11:22

Këtë herë, në shkrimin e tij, Palumbo thekson se George Soros ka më në fund një president amerikan që mund ta kontrollojë, duke iu referuar demokratit Joe Biden.

 
 Më tej në shkrim thuhet se lidhjet më të forta me Sorosin i ka Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
 
 

Palumbo ‘lëshon më pas bombën’, kur thotë se ishin pikërisht këto lidhje, arsyeja pse një ndër veprimet e para të Blinken ishte sanksionimi i Sali Berishës, kreut të opozitës shqiptare

“Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka pa dyshim lidhjen më të fortë me Sorosin. Babai i Antony, Donald Blinken dhe gruaja e tij, Vera, financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore, i cili strehon një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, Donald Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të UVQ, i treti pas Sorosit (kryetarit) dhe Aryeh Neier, duke nënkuptuar se ai mban në post të lartë në renditje.

Blogu i përditshëm ‘Spektri Hungarez’, i cili krenohet me Sorosin mes donatorëve të tij, e promovoi Blinkenin si një kandidat të mundshëm për Sekretar Shteti pas zgjedhjeve të vitit 2020, për shkak se ‘Hungaria nuk do të harrohet në katër apo tetë vitet e ardhshme në Uashington’. Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar i Shtetit, gazeta hungareze ‘Magyar Nemzet’ e quajti këtë një ‘lajm të madh për George Soros’.

Dhe në të vërtetë kështu ishte, pasi një nga veprimet e para që Blinken bëri pasi mori pozicionin e tij ishte sanksionimi i një kritiku prej shumë kohësh të Sorosit. Në maj të vitit 2021, Blinken shpalli sanksionet kundër një ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, duke pretenduar për ‘korrupsion të rëndësishëm’ dhe i ndaloi atij, gruas dhe fëmijëve të tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Soros dhe Berisha kanë shkëmbyer publikisht goditje edhe më parë, me Berishën që e kishte vënë nën kritika për vite me radhë, duke e quajtur Sorosin mes të tjerash një manipulues që ka kryer akte mafioze në Shqipëri.

Kongresmeni republikan, Lee Zeldin nuk mund të mos e vinte re se sanksionet sikur dolën nga hiçi, dhe kur ai mori në pyetje Blinken për këtë gjë, Sekretari i Shtetit mohoi që kishte kontakte me Soros në lidhje me sanksionet, por la të hapur mundësinë që ‘dikush’ në Departamentin e Shtetit mund të ketë.

Kur Zeldin u përpoq që të kërkonte më shumë informacione nga Departamenti i Shtetit, ata shkëputën çdo komunikim me të”, thuhet në shkrim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...