Meta përshëndet koalicionin PD-PBDNJ: Për fitoren e ndryshimit!

E mërkurë, 25 Janar 2023 12:28

 

Ilir Meta e ka përshëndetur sot, koalicionin për zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërmjet Partisë Demokratike dhe PBDNJ, që u firmos nga kryetarët e dy partive, Sali Berisha dhe Vangjel Dule, duke e konsideruar atë si një hap i bashkimit të opozitës për fitore.

Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, publikoi foton e marrëveshjes dhe shkroi këto radhë: “Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëve”.

 

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot midis Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në zgjedhjet vendore të 14 majit, PD-ja do të mbështesë kandidatët e PBDNJ-së në tri bashki: Himarë, Dropull dhe Finiq.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...