Berisha: Tani duhet prova finale! Opozita ose duhet të ‘shkatërrojë’ Ramën, ose të shkatërrojë veten!

Premte, 27 Janar 2023 08:13

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

Ai tha në 'Open' se me skandalin e fundit që përfshin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, opozita do të bëjë gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare.

 

Sipas Berishës prova përfundimtare është një revolucion që ose do të përfundojë me shkatërrimin e Edi Ramës, ose me shkatërrimin e opozitës.

 

“Problemi aktual, në vlerësimin tim për opozitën, është betejë për jetë a vdekje. Të thuash se ka vjedh votën, thua një të vërtetë, por është komplekse. E vërteta është që ai në pushtet duke vjedh votën është. Të thuash që po bën gjithçka në Parlament për të shtypur opozitën, ju e dini se aktet e tij në Parlament janë antikushtetuese, por kjo e fundit që Rama angazhon njeriun ndër më kryesorët të sigurisë në SHBA kundër opozitës, rrjetet ruse siç del tani, opozita këtu me këtë person të ardhme nuk ka, dhe opozita bën gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Një revolucion që duhet ose të përfundojë me shkatërrimin e Ramës, ose më shkatërrimin e opozitës, opozitë fiktive nuk duhet të ketë”, tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...