'McGonigal' bëhet politik në SHBA/ A do të ketë kosto për Edi Ramën?

Premte, 27 Janar 2023 09:20
 

Spekulimet po bëhen ndaj familjarëve të presidentit amerikan Joe Biden dhe Partisë Demokratike të SHBA.

 
 

Së pari është një detaj shumë i vogël, por që i ka shërbyer mediave amerikane të spekulojnë në lidhjet e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe familjen e Hunter Biden, që është djali i presidentit amerikan Joe Biden.

Sipas mediave amerikane me ndikim të djathtë, vajza e McGonigal dhe vajza e Hunter Biden ishin pjesë e të njëjtit kurs në sportin e “lacrosse”.

Kjo është zbuluar nga emailet e publikuara të Hunter Biden, ku është edhe adresa e emailit e bashkëshortes së Charles McGonigal.

Kaq ka mjaftuar që misteri të shtohet në historinë e agjentit të FBI-së, duke sjellë fotot e Hunter Biden në faqet e para të mediave amerikane.

Një çështje e nxehtë në politikën amerikane është shqetësimi i republikanëve, të cilën kanë sjellë në vëmëndje se McGonigal ishte një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që ndihmoi në nisjen e hetimit ndaj ish-presidentit Donald Trump, për një marrëveshje me rusët.

Në atë kohë, oligarku rus Oleg Deripaska po punonte me ish-spiunin britanik Christopher Steele, burimin e dosjes së rreme për Trump që u përdor si bazë për çështjen e fshehtë të FBI-së ndaj ish-presidentit amerikan.

Vetë Trump ka reaguar për arrestimin e McGonigal për të cilin ka thënë: “Ky djalë i FBI-së që m'u vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si president, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

Një përfaqësues i republikanëve, Matt Gaetz ka shkruar në Twitter: “Kjo është arsyeja pse unë dhe Jim Jordan do të mbajmë seanca dëgjimore, do të sjellim sinjalizues dhe do të kërkojmë përgjigje për të përcaktuar se sa thellë shkon kalbja”.

Dy personat e huaj që janë të lidhur direkt me akuzat e McGonigal janë oligarku rus Oleg Vladimiroviç Deripaska dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që përmendet 14 herë në dosje.

Oligarku rus dihet që është tashmë në listën e zezë.

Ajo që nuk dihet, është se çfarë do të ndodhë me Edi Ramën, i cili gjendet në mes të një skandali që po i shkakton kosto demokratëve që kontrollojnë administratës aktuale në Departamentin e Shtetit./LAPSI

Modifikuar më Premte, 27 Janar 2023 09:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...