‘Zhduket’ Rama/ Bojkotoi seancën e rëndësishme, ku ndodhet kryeministri?

Premte, 27 Janar 2023 12:47
 
 
 

Pas shpërthimit të skandalit McGonigal në SHBA, kryeministri Edi Rama u shfaq para medias vetëm në një mbrëmje, i zymtë dhe i shfaruar.

Por një ditë më parë, kur pritej seanca e rëndësishme e Kuvendit, ai u zhduk.

 
 
 
 
 

Rama nuk erdhi në Kuvend ku priteshin mesazhe të rëndësishme nga drejtuesit e Izraelit për Holokaustin.

 
 
 
 

Kryeministri, që nuk i humbet kurrë këto raste, mungoi edhe të premten në një tjetër aktivitet të rëndësishëm për Holokaustin, me zyrtarë dhe diplomatë të rëndësishëm.

 
 

Por ku ndodhet kryeministri dhe pse është zhdukur ai?

Zyrtarisht nuk thuhet asgjë, edhe pse kanë qarkulluar disa lajme se ai është i sëmurë dhe nuk ka dalë nga shtëpia e tij në Surrel prej dy ditësh.

Kjo teori nuk qëndron shumë, pasi të mërkurën ai nuk dukej se kishte probleme kur foli përpara gazetarëve nga selia e PS.

Të tjera burime thonë se ai mund të ketë fluturuar jashtë me çarterin e tij, me shpresën se lobistët e tij të rëndësishëm do i japin një dorë në mesin e këtij skandali.

Sido që të jetë e vërteta, kryeministri ka marrë një goditje shumë të rëndë, duke u bërë protagonist i skandalit më të rëndë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...