OJQ-të e Sorosit u përdorën kundër Berishës/ Drejtori i tyre me akses të plotë në Shtëpinë e Bardhë

Premte, 27 Janar 2023 12:52
 
 Tre ditë më parë, gazeta e njohur amerikane, ‘New York Post’, publikoi një investigim nga gazetari Matt Palumbo. Ky i fundit shkruante se George Soros ka kontroll të plotë mbi presidentin amerikan, Joe Biden. Sipas Palumbo, kjo është hera e parë që Soros kontrollon plotësisht një president amerikan.

Por jo vetëm kaq, Palumbo shkruan se edhe sanksionimi i liderit opozitar shqiptar, Sali Berisha, erdhi vetëm për shkak se Soros ka kontroll të plotë mbi Shtëpinë e Bardhë. 

 
 

Kujtojmë se Soros dhe kryeministri Edi Rama kanë përdorur raportimet nga OJQ-të dhe mediat, për të ndikuar te vendimi që Sali Berisha të shpallej non-grata. Këtu spikasin sidomos OJQ-të e rrjetit të Soros, të njohura me emrin 'Shoqëria e Hapur".

Edhe vetë Departamenti i Shtetit e ka pranuar zyrtarisht se 'provat' për Berishën kanë ardhur nga OJQ-të.

Por në vazhdën e këtyre investigimeve, televizioni i madh amerikan, Fox News raporton se drejtori i OJQ-ve të Sorosit ka akses të rregullt në Shtëpinë e Bardhë.

Tom Perriello është drejtor i nivelit të lartë i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur. Fox News raporton se ai e viziton shpesh Shtëpinë e Bardhë për takime dhe evente.

Të dhënat tregojnë se Periello ka qenë 13 herë në tetë ditë të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë mes majit 2021 dhe shtatorit 2022.

“Afrimiteti i Perriello me administratën e Biden ilustron më tej qasjen e ngushtë të rrethit të brendshëm të Sorosit me ata që drejtojnë vendin. Djali i Soros, Alex, i cili vepron si kryetar i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur, ka regjistruar disa takime në Shtëpinë e Bardhë,” raporton Fox News.

“Perriello, ndërkohë, është gjithashtu i përfshirë me një grup të krahut të majtë që punon për të ndryshuar politikën pas dyerve të mbyllura”.

“Aksesi që ka familja e Sorosit dhe personeli i tij në administratën e Biden tregon një zhvendosje të fortë nga mandati i presidentit Obama. Në një intervistë të vitit 2018, Soros u ankua se Obama ishte një zhgënjim i madh për të. “Më mbylli derën,” tha Soros gjatë intervistës. “Ai bëri një telefonatë duke më falënderuar për mbështetjen time, e cila zgjati pesë minuta”,” raporton Fox News.

Modifikuar më Premte, 27 Janar 2023 13:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...