Media e njohur: McGonigal dhe Rossini ortakë biznesi në Shqipëri. Sulmuan Berishen me porosi te Rames

Diel, 29 Janar 2023 08:40
 

Media e njohur amerikane TPM zbardh të tjera detaje nga skandali Rama-McGonigal. 

Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI në Neë York, Charles McGonigal është marrë i pandehur nga drejtësia amerikane për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj oligarkëve rusë, njerëz pranë Vladimir Putin dhe ryshfetin 225 mijë dollarë që ka marrë nga Edi Rama.  

 
 

Sipas aktakuzës amerikane janë katër takime të McGonigal me Edi Ramën të cilën ish-shefi i FBI nuk i ka deklaruar. Personi A dhe Personi B, përkatësisht Agron Neza dhe Dorian Duçka kanë qenë sekserët e Edi Ramës të cilët i kanë dorëzuar shumat e dollarëve McGonigal. 

Rama e ka paguar njeriun e rëndësishëm të FBI për të lobuar kundër opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike në SHBA. Ky skandal i përmasave galopante dhe i pangjarë në 32 vite, ka tronditur opinionin publik shqiptar si dhe përbën një minim të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-SHBA. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA e mediat europiane, lajm i ditës është çështja Rama-McGonigal. 

Një ditë më parë, mediat amerikane hodhën dritë duke zbuluar se kishte qenë ish e dashura e McGonigal e cila ishte bërë shkak për nisjen e hetimeve ndaj ish-shefit të FBI. Ajo kishte identifikuar Edi Ramën si të lidhur me McGonigal, duke ndihmuar hetimet amerikane për veprimtarinë e dyshimtë të dyshes në fjalë. 

Ndërsa ditën e sotme, është një tjetër media amerikane, TPM, e cila raporton se McGonigal nuk ka qenë i vetëm në veprimtarinë antiligjore nga Shqipëria në SHBA. Një tjetër ish-agjent gjithashtu i FBI, ka bashkëpunuar me të, teksa hapën biznes në Tiranë, ndërsa në SHBA lobonin të dy kundër Partisë Demokratike.

Mark Rossini, ortak në biznes i McGonigal, pasi në Tiranë ata kanë patur aksione te LawOffice&Investigation, një fimë ligjore e hapur në vitin 2019 bashkë me Shefqet Dizdarin, në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur qëndrim për çështjet e brendshme politike të vendit, duke i konsideruar kundërshtarët politikë të Edi Ramës si pro-rusë. 

Madje, në një status në Twitter, Rossini e ka quajtur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha si pro-Putin. Sulmet ndaj Sali Berishës janë bërë me porosi direkte nga Edi Rama. Dy ish-agjentët e FBI kanë patur për mision të dëmtojnë politikisht Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj. 

Nuk mungojnë as takimet e Rossinit me Agron Nezën, personi që dyshohet se i ka dhënë McGonigal pagesën cash prej 225 mijë dollarë. 

Edhe kryeministri Edi Rama ka patur takime të rregullta jo vetëm me McGonigal, por edhe me Marko Rossinin, takime të cilat i ka pranuar publikisht, por duke i justifikuar si në kuadrin e bashkëpunimit dhe partneritetit për çështje të ndryshme. 

Mirëpo, ajo që po zbulohet dita-ditës është se vetëm takime në interes të shtetit, luftës kundër krimit, korrupsionit apo fenomeneve të tjera, nuk kanë qenë - por në fakt kemi të bëjmë me pazare korruptive të Edi Ramës ndaj ish-zyrtarëve të FBI, të cilët i shërbenin kryeministrit duke i goditur kundërshtarët politikë. 

Modifikuar më Diel, 29 Janar 2023 08:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...