Firma shqiptare e lidh McGonagol me një tjetër ish-agjent të diskredituar

Diel, 29 Janar 2023 08:43

Dokumentet e një korporate shqiptare lidhin McGonigal me Mark Rossini, një figurë pompoze që u largua nga FBI mes akuzave skandaloze më 2008 dhe që aktualisht përballet me akuza të tjera për ryshfete në një padi federale të gushtit 2022 në Porto Riko.

Lidhja e biznesit e paraportuar më parë e lidh McGonigal me një tjetër ish-agjent me profil të ngjashëm: një drejtues i lartë në Byro me përvojë në antiterrorizëm dhe kundërzbulim, dhe që duket se është angazhuar në biznes me një sërë klientësh të huaj që i bëjnë me dhimbje koke autoritetet, pas largimit nga agjencia ligjzbatuese.

Gazetarët shqiptarë kanë publikuar një seri artikujsh që nga shtatori 2022, duke theksuar praninë e McGonigal në kompani, të cilën ata e lidhin me industrinë e naftës në vend.

 

Prokurorët e akuzuan McGonigal këtë javë në padi të veçanta federale në Washington e Manhattan për fshehjen e parave që mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, gjithsej 225,000 dollarë, dhe për punën që kreu për të ndihmuar në shmangien e sanksioneve amerikane nga oligarku rus Oleg Deripaska, dikur pagues i ish-menaxherit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort.

Dokumenti i korporatës shqiptare e lidh McGonigal me botën e errët që e çoi Rossinin në jo vetëm një, por dy përplasje me ligjzbatuesit federalë. Prokurorët federalë akuzuan Rossinin në gusht 2022 për përfshirje në një skemë ryshfeti që përfshin ish-guvernatorin e Porto Rikos. Kjo erdhi 14 vjet pas skandalit të parë të Rossinit, që përfshiu aktoren Linda Fiorentino dhe fiksuesin e famshëm të Hollywoodit, Anthony Pellicano, duke u bërë shpejt pré e tabloidëve.

“Kjo gjë thjesht shkel parimet bazë se pse i futesh kësaj pune, ose përqendrimin në misionin që ke në shërbim të Qeverisë së SHBA dhe publikut amerikan”, tha për TPM Javed Ali, një analist ekspert në pension i FBI-së dhe ish-drejtor i lartë kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pyetur për akuzat. “Këto janë ato lloj gjërash që, në një nivel vërtet idealist, duhet të të motivojnë për të bërë punën. Por ajo që po shohim është një nga shembujt më të keq të dikujt që abuzon me postin dhe përpiqet ta shfrytëzojë atë për qëllime të tjera”.

Ray Batvinis, ish-agjent mbikëqyrës për FBI-në dhe ish-instruktor i kursit të kundërzbulimit në akademinë e FBI-së, tha se Byroja tani me siguri po merret me hetimin e shkallës së dëmit që ka shkaktuar McGonigal.

“FBI duhet të jetë e shqetësuar për ato çka mund të ketë shitur ai”, tha për TPM. “Ai kishte akses – ai di nga pak për çdo gjë që FBI bën në gjithë vendin, por ai ka shumë informacion për atë që bëjnë edhe agjencitë e tjera të inteligjencës”.

TPM siguroi dokumentet nga QKB dhe pagoi një përkthyes për përkthimin në anglisht.

TPM nuk ishte në gjendje të verifikonte se cili ishte qëllimi i Lawoffice & Investigation përtej përshkrimit që ofronte vetë në regjistrin e QKB-së se është një zyrë ligjore që bën edhe investigime.

Lidhjet e McGonigal me firmën shqiptare nxjerrin në pah një kastë personazhesh që duket se janë të lidhur me serinë e ngjarjeve që mendohet se çuan në paditë e ngritura kundër tij.

Regjistrimi i Lawoffice & Investigation tregon katër partnerë: McGonigal, Rossini, Agron Neza dhe Shefqet Dizari.

Postime në median sociale tregojnë Rossinin në një fotografi të vitit 2014 me Nezën, vite përpara përfshirjes së McGonigal, sipas prokurorëve. Rossini ka bërë ‘check’ në Facebook në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, në shkurt 2019.

Image

Gjatë gjithë vitit 2019, Rossini fliste hapur për çështje të brendshme politike në Shqipëri, duke i cilësuar partitë që kundërshtonin kryeministrin e vendit si pro-ruse.

Rossini, Neza dhe Dizdari nuk përmenden dhe nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje në dy aktakuzat e McGonigal. Rossini dhe avokatët e tij nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment nga TPM. As Neza e Dizdari nuk u përgjigjën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...