Basha zgjohet pas reagimit të Berishës, merr leje për të bërë një reagim të thatë pas 7 ditësh

Hënë, 30 Janar 2023 14:43

 

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha është zgjuar nga 'gjumi' dhe ka bërë një reagim të thatë pas shtatë ditësh nga shpërthimi i skandalit për aferën Rama-McGonigal, ku është faktuar se ky i fundit mori 225 mijë dollarë nga Agron Neza, dhe dyshohet se u pagua për të ekzekutuar opozitën gjatë kohë kur ishte Shef i Kundërzbulimit në FBI.

Ky reagim i Bashës në Twitter ka ardhur pasi kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë ditës së sotme i kërkoi publikisht të mos heshtëte më për ‘një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston’.

 

Por mesa duket sërish Basha ka marrë leje nga lart për të bërë një reagim të thatë, duke mos përmendur asnjë emër dhe asnjë aferë, qoftë kryeministrin Edi Rama që ka paguar paratë për eliminimin e tij politik apo ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal i cili i mori paratë dhe nisi hetimin, por vetëm duke vlerësuar ShBA-në, që sipas tij do ta bëjë Shqipërinë vendin e mundësive për shqiptarët.

Postimi i plotë:

E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.🇦🇱🤝🇺🇸

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...