Taulant Balla kontradiktor, e pranon takimin sekret me Charles McGonigal

Hënë, 30 Janar 2023 14:46

 

Gjatë vizitave në Tiranë, ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i vënë nën akuzë në SHBA është takuar edhe me kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën. I pyetur nga SYRI TV, Balla e konfirmoi takimin me McGonigal, por dha versione kontradiktore për natyrën e takimit me ish-shefin e Kundërzbulimit të FBI.

Taulant Balla i shtohet listës së zyrtarëve të mazhorancës që janë takuar me ish-shefin e Kundërzbulimit në FBI, Charls McGonigal, i vendosur nën akuzë në SHBA për një çështje ku përfshihet edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediet, kreu i Grupit Parlamentar të PS pranoi se e ka takuar ish-zyrtarin e lartë të FBI.

 

Por Balla është kontradiktor në deklaratat e tij për takimin sekret duke thënë se ishte takim informal, por për çështje zyrtare. Pas insistimit të SYRI Televizion, i pyetur nëse kishte përfaqësues të ambasadës amerikane siç e parashikon protokolli në rastet e këtyre takimeve, Balla ngeli pa përgjigje.

Me këto deklarata, Taulant Balla duket se i ka shtuar një tjetër akuzë, ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, pasi pikerisht këto takime e bashkëpunimi i paautorizuar me qeverinë shqiptare, janë akuzat e ngritura nga Departamenti i Drejtësisë.

Deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS u bënë në përfundim të mbledhjes së Grupit, ku Balla i urdhëroi deputetët socialistë të mos diskutohet më ky skandal dhe në rast kërkese nga ana e PD, mazhoranca do të votojë rendin e ditës pa diskutime, siç ndodhi në seancën e fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...