Nënshkruhet marrëveshja për 'Durrës Yacht & Marina', Rama justifikon dhënien e portit pa garë

Hënë, 30 Janar 2023 14:48

 

Marrëveshja përfundimtare për portin e Durrësit mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenit Mohamed Alabbar është nënshkruar sot. Kryeministri Edi Rama e justifikoi dhënien e portit turistik pa garë, duke thënë se shteti është ortak me 33% të aksioneve, ndërsa biznesmeni arab iu drejtua me lavde qeverisë shqiptare.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen përfundimtare përmes së cilës i kalon në pronësi, portin e Durrësit, biznesmenit Mohamed Alabbar për zhvillimin e projektit “Durrës Yaht & Marina”. Kritikave për mungesën e transparencës dhe dhënien pa garë të portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke u justifikuar me faktin se shteti shqiptar do të jetë aksioner në këtë investim në masën 33%.

Ndërsa biznesmeni Mohamed Alabbar, për lehtësimin e procedurave dhe përfitimeve që ka marrë nga kjo kontratë, i thuri lavde dhe qeverisë shqiptare: “Jam shume krenar për këtë arritje, nuk ju falenderoj dot mjaftueshëm dhe ndjesë për kohët kur unë dëshpërohesha në këtë proces. Përgëzime për pasionin që ju udhëheq dhe jam kaq i lumtur që jam pjesë e këtij projekti.”

Kryeministri e cilësoi si një lokomotivë zhvillimi këtë projekt, ku parashikohet ndërtimi i 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma, ndërsa investitorit, përveç tokës publike, i janë falur taksat dhe detyrimet për strehim social.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...