Ambasada e dinte? ‘New York Times’: McGonigal përdorte email dhe telefon zyrtar për aferën

Premte, 03 February 2023 14:11
 

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ sjell disa të dhëna bombastike në lidhje me dosjen shqiptare të ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Në shkrimin e gazetës thuhet se Rama ka përfituar nga McGonigal, ndërsa Agron Neza është furnizuar direkt me informacione nga zyra e tij për të punuar kundër opozitës. 

 
 

hkrimi vjen disa orë pasi Kongresi i SHBA nisi një hetim për këtë skandal ku është i përfshirë kryeministri shqiptar.

Kongresi ka kërkuar çdo dokument, çdo informacion dhe çdo komunikim apo hetim që ka kryer McGonigal.

Por ‘New York Times’ ndalet edhe te një çështje tjetër, e cila ka ngritur shumë pikëpyetje në Shqipëri: çfarë dinte ambasada shqiptare për rolin e McGonigal.

Sipas gazetës, McGonigal duket se nuk e ka mbajtur sekret përfshirjen e tij në aferën shqiptare.

“Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij nga kolegët, thanë ish-zyrtarët.

Ai gjithashtu përdoret adresën e emailit të FBI dhe telefonin zyrtar për çështjet që lidhen me Shqipërinë, tha një person me njohuri për hetimin,” shkruan gazeta

Modifikuar më Premte, 03 February 2023 14:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...