‘New York Times’: Pagesat e oligarkut rus u bënë përmes kompanisë së Nezës, Rama hiqet si reformator

Premte, 03 February 2023 14:14

Por në shkrim bëhet edhe një lidhje me dosjen tjetër, atë të oligarkut rus, Oleg Deripaska.

 
 
 
 

Në shkrim fillimisht thuhet se Rama e ka përdorur zotin McGonigal për interesat e tij politike.

 
 

“Ndërsa ishte ende në FBI, ai (McGonigal) zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington,” shkruan gazeta.

“Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe kundërshtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Por pas daljes në pension në vitin 2018, zoti McGonigal punoi në anën tjetër, për listën e pagesave të një oligarku rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të presidentit Vladimir Putin, sipas aktakuzës ndaj McGonigal dhe një tjetër personi, Sergej Shestakov...

Pasi u largua nga FBI, zoti McGonigal shkoi të punonte për zotin Deripaska, oligarku i sanksionuar, sipas aktakuzës së Nju Jorkut. Por nuk ishte takimi i tij i parë me rrethin e zotit Deripaska.

Prokurorët sugjerojnë se zoti McGonigal filloi të afrohej me zotin Deripaska përpara daljes në pension. Në vitin 2018, ai ndihmoi vajzën e një punonjësi të zotit Deripaska të fitonte një stazh në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, sipas aktakuzës së Nju Jorkut. Zoti McGonigal i shpjegoi një zyrtari tjetër të FBi se babai i vajzës ishte një oficer i inteligjencës ruse që donte ta rekrutonte, thanë prokurorët.

Në vitin 2019, pas daljes në pension, zoti McGonigal i prezantoi zotit Deripaska një firmë ligjore, e cila do të kërkonte heqjen e sanksioneve dhe zoti McGonigal do të paguhej 25 mijë dollarë në muaj deri në mars 2020 nga zoti Deripaska përmes firmës ligjore si konsulent, thuhet në aktakuzës. Puna u ndal me fillimin e pandemisë.

Në vitin 2021, zoti McGonigal dhe bashkëpunëtori i tij, zoti Shestakov, negociuan një marrëveshje- me punonjësin e Deripaskës, vajza e të cilit mori praktikën në polici- për të punuar për zotin Deripaska për të hetuar një oligark rival.

Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov, që akuzohen se kanë dhunuar sanksionet e SHBA dhe kanë pastruar para, u paguan 218 mijë dollarë për tre muaj nga një kompani guaskë në Qipro përmes një banke ruse. Zoti McGonigal e rregulloi që pagesat të merreshin përmes kompanisë së një miku në Nju Xhersi, duke falsifikuar nënshkrimin e mikut në kontratë, thanë prokurorët.

Ai mik ishte zoti Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare që është në qendër të akuzave të ngritura nga prokurorët e Uashingtonit, sipas një personi që ka njohuri për hetimet.

Por miku i zotit McGonigal, mesa duket nuk ishte në dijeni të punës së tij për zotin Deripaska. Kur zoti Neza e pyeti për burimin e transfertave bankare, zoti McGonigal u përgjigj se kishte bërë një punë të ligjshme për një djalë të pasur rus.

Zoti Neza pranoi transferimin e parave, thanë prokurorët".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...