‘Rama e konsideron dhe trajton Shqipërinë si pronë private të tijën’, Meta: Deklaratat e tij skandaloze

Premte, 03 February 2023 15:45

Ai tha se NYT ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali dhe sidomos përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit aktual duke ilustruar gjithashtu me një foto nga ai vetë këtë artikull dhe tjetrën nga ish-agjenti.

 
 

“Për të hetuar skandalin e rëndë që ka pushtuar të gjitha mediat amerikane dhe ato botërore, ku natyrisht përfshihet edhe vendi ynë përmes kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë skandal

Dje në mbrëmje kryeministri aktual pasi ka bërë çdo gjë për të bllokuar llogaridhënien e tij në Kuvend sipas detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare po kështu vazhdoi të flasë dhe bëri shumë mirë duke shtuar gënjeshtrat dhe kontradiktat e forta të tij përgjatë gjithë dinamikës së zbardhjes së këtij skandali dhe njëkohësisht duke përjashtuar veten e tij nga përgjegjësitë në këtë skandal. Ndërkohë që po sot një ndër gazetat më të mëdha në botë NYT ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali dhe sidomos përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit aktual duke ilustruar gjithashtu me një foto nga ai vetë këtë artikull dhe tjetrën nga ish-agjenti.

Titulli që e shikoni të gjithë është shumë i qartë: Si i shiti përtej detit shërbimet e tij agjenti i FBI-së thonë prokurorët e Uashingtonit.

Sipas prokurorëve në Uashington ky agjent ndërkohë që ishte në FBI ka zhvilluar një marrëdhënie me kryeministrin Edi Rama dhe ka ndërmarrë hapa për përfitimet e këtij politikani. Nuk ka ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu shkruhet se një person me njohur nga investigimi ka pohuar se McGonigal ka përdorur emailin dhe numrin e punës të FBI për çështje të lidhura me Shqipërinë”, deklaroi Meta.

Ai tha më tej se “prokurorët amerikanë kanë parë gjithashtu se kryeministri i Shqipërisë i jep lejet e shpimet e puseve të naftës bazuar nga interesat private”.

“Komenti ynë është që Rama e konsideron dhe trajton Shqipërinë thjesht si një pronë private të tijën, duke e shitur, duke dhënë kontrata, detin, tokën ajrin dhe çdo gjë tjetër vetëm për interesa private pushteti dhe paraje. Deklaratat e tij të mbrëmshme skandaloze se ka lënë takim me një agjent të FBI-së thjesht rezultat i një sms-je dhe se për këtë takim nuk kishin pse të kishin dijeni ministria e Jashtme, ambasada jonë në SHBA, apo ambasada e tyre në vendin tonë, por sigurisht për takimin duhet të kishin dijeni persona privatë, bashkëpunëtorë të Ramës që janë përfshirë në këtë artikull si personi A dhe B, për veprimet bashkëpunuese me agjentin e FBI-së për interesa të Edi Ramës.

E thotë shumë qartë, prokurorët në Uashington. Kjo situatë e bënë më emergjente se asnjë herë tjetër ngritjen e komisionit parlamentar, i cili do të ngrihet patjetër. Edhe nëse kukullat e Ramës do vazhdojnë të insistojnë, do e ngrenë qytetarët atë komision. Ky është një skandal që pushtoi edhe ballinat e Ny Times”, deklaroi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...