Berisha: Rama duhet të njohë fundin që meriton, është armik i egër i demokracisë!

Premte, 03 February 2023 20:01
 
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama nuk duhet të qëndrojë më në pushtet, pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, të cilin e përdori për të goditur PD-në dhe opozitën.  

Gjatë takimit me grupet e punës së degëve të PD, Berisha e quajti Ramën armik të egër të demokracisë. 

ADVERTISING 
 
 

"Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet është mënyra më armiqësore, amorale. Kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë është një akt që tejkalon çdo imagjinatë, përdorimit të korrupsionit të stërfuqishëm ndërkombëtar në luftë kundër një opozite. Për të lënë një vend pa opozitë. Më tragjike bëhet kjo, kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafioz nuk ka, vend pa të korruptuar nuk ka. 

 

E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve, por e theksova për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, për pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, ndaj pluralizmit, ndaj demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. Nuk mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin. I ndiqni ju se çfarë zhvillohet aty. Aty ka një marionetë e shplarë nga çdo normë ligjore, dhe morale, e politike, që zbaton verbërisht urdhërat e tij, dhe në një kurth të turpshëm përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat, 4 deputetë të një grupi. 

Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi nuk parashikon asnjë formë përjashtimi për deputetin. Ua solla këtë shembull përsëri për të theksuar se çfarë janë të aftë të bëjnë ky grup kriminal, antidemokratik, hajdutësh që nuk njohin asnjë lloj norme e morali. Nuk ka asnjë vlerë kjo se po i numërojmë, por vlerë ka betimi ynë, për ti qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu", tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...