Berisha: Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do t'i fitojmë ato

Premte, 03 February 2023 20:06
 
 
 

"Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe do t'i fitojë ato". 

Kjo është garancia që dha kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me grupet e punës të Tiranës, në selinë blu. 

 
 
 

Berisha akuzoi Edi Ramën se nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës për PD për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet. 

 

"Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë", ishte përgjigjja e Berishës për Edi Ramën. 

"Gjatë 10 ditëve, më shumë, dy javë po bëhen, që ky skandal ka tronditur SHBA e botën, që ky skandal është kryetemë edhe sot e medieve më të mëdha të botës. Ky mendon dhe beson se do ti mashtrojë shqiptarët, se aty nuk ka gjë për mua. Se citimi i tij 14 herë në aktpadinë e paraqitur në gjykatë nuk lidhet me të. Pra u thotë shqiptarëve unë nuk jam Edi Rama, apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në aktpadi, apo në aktpadi flitet për një kryeministër tjetër. Një njeri që mund të thotë çdo gjë, dhe beson se mund të ju shesë çdo gjë shqiptarëve. Unë mendoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar, për ti dhënë atij çdo gjë që meriton. 

Prandaj dhe në këtë revolucion jashtë çdo diskutimi, Tirana duhet të jetë në krye, Tirana duhet të udhëheqë, Tirana duhet të jetë uragani që duhet të trondisë dhe shkulë nga themelet këtë regjim të kalbur të Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë, por me atë lehtësi që ka korruptuar kreun e kundërzbulimit të SHBA-së, po me atë lehtësi konfiskon vendimin e gjykatës në Shqipëri për të mos lejuar PD të futet në zgjedhje. 

Nuk ndodh kurrë në botë që respektohen parimet më elementare që një vendim gjykate, i cili është një normë standarde në çdo vend të lirë, regjistrimi i partive politike e shoqatave në çdo vend të lirë, bëhet në gjykatë. Po pse bëhet në gjykatë, pikërisht për ta shkëputur nga ekzekutivi. Pikërisht për të mos i dhënë asnjëlloj fjale ndikimi, ekzekutivit në këtë vendim dhe gjykata e ka dhënë vendimin për PD. 

Gjykata Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave. Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë", deklaroi kreu i PD. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...