Gazeta e madhe gjermane: Mafia kontrollon Shqipërinë...

Tuesday, 07 February 2023 11:00
 
 
 

Grupet kriminale të drogës në Shqipëri kanë gjithçka nën kontroll. Gazeta e njohur gjermane ‘Frankfurter Rundschau’, ndalet te sekuestrimi i kamerave të jashtëligjshme në vendin tonë duke vënë theksin se si klane të fuqishme vëzhgojnë rivalet dhe policinë

 
 
 

“Klanet në Shqipëri kanë pothuajse gjithçka nën kontroll falë teknologjisë së survejimit”.

 

Kështu e hap shkrimin e saj për vendin tonë një nga gazetat më të mëdha gjermane, Frankfurter Rundschau, e cila është ndalur të sekuestrimi i kamerave nga policia, të cilat përdoreshin nga grupet kriminale.

Sipas të përditshmes gjermane, thuhet se kamerat e montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë, të cilat nuk janë aspak sekret apo të fshehura, po ngrenë gjithnjë e më shumë pyetjen shqetësuese në vendin kandidat të BE-së, se cili është saktësisht vëllai i madh i 2.8 milionë fëmijëve të vendit.

Kjo për shkak se shumë nga lentet e vëzhgimit, të cilat po përhapen si kërpudha, nuk janë instaluar vetëm nga oficerët e zbatimit të ligjit në shtetin e Adriatikut, por edhe nga shkelësit e ligjit: klane të fuqishme, por shpesh rivale të drogës, jo vetëm që mbajnë nën monitorim njëri-tjetrin me kamera dhe dronë, por edhe policinë.

Shqipëria vlerësohet se është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në kontinent. Qoftë me larje të përgjakshme hesapesh, vrasje me porosi apo shpërthime me eksploziv- klanet e drogës nuk dinë të ndalen në luftën e tyre të ashpër për treg dhe pushtet.

Modifikuar më E mërkurë, 08 February 2023 08:46

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...