Heshtja e Yuri Kim për skandalin McGonigal. Ambasadorja refuzon të përgjigjet

Tuesday, 07 February 2023 13:48

 

Në një kohë që mediat më të rëndësishme të globit, përfshi edhe ato amerikane shkruajnë çdo ditë për skandalin McGonigal dhe lidhjet e tij sekrete me kryeministrin shqiptar Edi Rama, e vetmja qe nuk ka reaguar për këtë skandal është Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Qytetarët shqiptarë janë mësuar të shohin Ambasadoren të reagojë për çdo zhvillim të brendshëm në vendin tonë, për çdo arrestim apo hetim nga drejtësia shqiptare, por për rastin McGonigal, Ambasadorja ka zgjedhur të heshtë, qoftë edhe për inkurajim pozitiv, siç i cilëson vizitat dhe takimet në institucionet e drejtësisë shqiptare. Syri Televizion ka kërkuar të paktën dy herë zyrtarisht një reagim të Ambasadores Kim për këtë skandal.

 
 

Në datë 30 janar, Syri Tv i ka adresuar zyrtarisht nëpërmjet e-mailit, Ambasadores Kim 6 pyetje, që lidhen me këtë çështje, nëse ka patur dijeni mbi takimet e McGonigal me kryeministrin Edi Rama si dhe nëse ndërhryja në FBI për të hetuar opozitën shihet si akt korruptiv e cenim i demokracisë në Shqipëri.

 

Në mungesë të një përgjigje të 6 pyetjeve të Syri Tv, e-maili i është ridërguar për kujtesë Ambasadores Kim, në datën 2 shkurt, por sërish edhe sot të dy e-mailet mbeten pa përgjigje.

 

Gazetarja Ambrozia Meta ka tentuar që ti marrë një përgjigje Ambasadores teksa ajo dilte nga institucioni suprem i Drejtesisë Shqiptare, Gjykata Kushtetuese, por edhe këtë herë pa përgjigje.

E ndërkohë që vizitat dhe deklaratat e Ambasadores Yuri Kim në drejtësinë shqiptare cilësohen normalitet, duket se e njëjta gjë nuk ndodh kur në mes është drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Edhe gazetarë të tjerë kanë kërkuar një reagim nga ambasadorja Kim për këtë çështje, ku një ndër ta është gazetari Andi Bushati, i cili deklaroi gjatë një emisioni në Euronews se nga ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar vetëm një konfirmim nëse ka pasur prezencë të ambasadës në këto takime.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...