Kandidati i PD denoncon mungesën e ngrohjes në shkollat dhe gjimnazet e Bashkisë Kavajë

Tuesday, 07 February 2023 15:17

 

Kandiati i PD për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka denoncuar mungesën e ngrohjes dhe kushteve bazike në shkolla dhe gjimnaze në këto ditë të acarta që po kalon vendi.

‘Rilindja vijon me punësimet fiktive të çdo lloj dallkauku e paraziti, harxhon para publike për ngrohjen e zyrave elektorale në vend që paratë të përdoren për lëndën e parë (pelet, gaz etj). E ndërkohë shkollat e gjimnazet sajdisen me ashkla e tallash si në kohën e qëmotit, ose pa ngrohje fare në rastin më të keq’, shkruan Qosja në Facebook.

 

Postimi i plotë:

Kam marr shumë mesazhe për mungesën e ngrohjes dhe kushteve bazike në shkolla dhe gjimnaze!

Kaloriferët e akullt të shkollave dhe gjimnazeve të inaguruara vitin që sapo lamë pas janë veç fasada e babëzisë dhe paaftësisë së drejtuesve të Bashkisë së sotme. Në shkolla nuk ka as kaldaist e asnjë investim për lëndën e parë! Nxënësit dhe mësuesit ngrijnë nga të ftohtit.

Rilindja vijon me punësimet fiktive të çdo lloj dallkauku e paraziti, harxhon para publike për ngrohjen e zyrave elektorale në vend që paratë të përdoren për lëndën e parë (pelet, gaz etj). E ndërkohë shkollat e gjimnazet sajdisen me ashkla e tallash si në kohën e qëmotit, ose pa ngrohje fare në rastin më të keq.

Rilindja duhet të kuptojë që qytetarët dhe bizneset presin që tarifat e kripura që paguajnë t'i kthehen në shërbime.

I bëj thirrje drejtuesve dhe nëpunësve të Bashkisë Kavaje, ta lënë për një moment komoditetin e zyrave të tyre të ngrohta, të mbyllin "dyqanet" elektorale që mbahen hapur me zor me paratë e taksapaguesve, "t'i heqin duart nga xhepat" dhe të zbresin në terren për të bërë detyrën për sigurimin e ngrohjes me çdo kusht për nxënësit dhe mësuesit, të cilët rrinë me dorashka kapuç dhe xhup në klasat e shkollave.

Për turpin e ketyre të babëziturve të paaftë kjo ështe Shqipëria e vitit 2023.

#BashkiaKavajë

#14majDitaeNdryshimit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...