Afera McGonigal, Berisha: Rama rrezikon 40 vite burg

Tuesday, 07 February 2023 17:01
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ se Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë përfshirjes së tij në aferën me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.  Berisha tha se Rama e ka përdorur McGonigal për shkatërrimin e opozitës, por shtoi se drejtësia shqiptare nuk mund ta zbardhë aferën pa largimin e tij nga pushteti. Lideri demokrat akuzoi ambasadoren amerikane Yuri Kim se ka vepruar njësoj si McGonigal për zhdukjen e opozitës. Ai paralajmëroi betejë në parlament dhe protesta në rrugë ndaj kreut të qeverisë

Lideri i opozitës, Sali Berisha e konsideroi aferën Rama-McGonigal si pjesë e projektit për ekzekutimin e opozitës.
 
 

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha deklaroi se çështja po hetohet në Amerikë dhe se, nëse autoritetet shqiptare do hapnin hetim, Rama rrezikon deri ne 40 vjet burg.

 

Berisha u pyet edhe për mundësitë që pas shpalljes së tij non-grata të jenë edhe raportet e Edi Ramës me ish-drejtuesin e FBI-së.

Berisha akuzoi Yuri Kim se ka vepruar njësoj si McGonigal ndaj opozitës dhe nga ana tjetër artikuloi disa deklarata të forta rreth korruptimit të diplomatëve të huaj në Tiranë nga qeveria e Edi Ramës.

Berisha paralajmëroi betejë të fortë në parlament dhe protesta në rrugë e sheshe jo vetëm para kryeministrisë, por edhe Bashkisë së Tiranës.

Berisha u ndal edhe protesta e madhe kombëtare e 11 shkurtit në Tiranë.

Berisha u pyet edhe për mënyrën sesi Partia Demokratike do hyjë në zgjedhjet e 14 majit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...