Berisha: Fuqia korruptive e Edi Ramës veproi edhe tek diplomatët, europarlamentarët

E mërkurë, 08 February 2023 20:59
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi sërish ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair-King Smith se ka interesa korruptive me qeverinë.

Gjatë takimit me drejtues të degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha u shpreh se fuqia korruptie e Edi Ramës veproi edhe ndaj diplomatëve dhe europarlamentarëve. 

 
 

Berisha tha se skandali McGonigal nuk është fenomen i izoluar. 

"Shqiptarët po kalojnë La Manshin. I them këtu ambasadorit Alastair-King Smith, korrupsioni yt me qeverinë është një nga shkaqet e dramës që zhvillohet në La Mansh dhe ftoj aktivitete britanike ta vijnë ta studiojnë këtu. Si ka mundësi, një pjesë e shoqërisë që persekutohet, një pjesë e shoqërisë që mezi siguron jetesën, një pjesë e shoqërisë që përpiqet të qëndrojë për idealet demokratike dhe mbrohet me çdo çmim një qeveri gansterësh, hajdutësh, kriminelësh që dalin në regjistra edhe vrasës, trafikantë etj. Si ka mundësi kjo. Janë këto parimet e vendeve të lira? Jo nuk janë. Nuk ka vende të lira që i lejon këto. Janë parime të mafiozëve të këtyre vendeve. Mirëpo këto i ka paguar partia, i ka paguar opozita në Shqipëri. E paimagjinueshme të vërsulen ndaj popullit opozitar që në fund të fundit, në çdo vend, është pushteti moral. Leksioni shqiptar është unik dhe duhet të bëjë krenarë çdo demokrat e demokrate që qëndroi dhe u ngrit. Por pse u ngrit, u ngrit për idealet që kanë këta njerëz, që keni ju, sepse ju mund të vazhdonit në atë kënetën që po na zhysnin, por këtë nuk e pranuat ju. 

Qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, demokratët duhet të hanin bar. Por pse kjo? Korrupsioni sepse McGonigal nuk është fenomen i izoluar. Ajo fuqi korruptive e Edi Ramës, nuk veproi vetëm tek McGonigal, por veproi tek diplomatët, europarlamentarët, zyrtarë të tjerë, që i merr së bashku me përfaqësues të Sinaloas dhe i fut në zyrë", u shpreh Berisha. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...