Skandali Rama-McGonigal/ Nesër nis hetimi nga Kongresi i SHBA, ligjvënësja: Do i shkojmë në fund

E mërkurë, 08 February 2023 21:03

Anëtarja e këtij komisioni, ligjvënësja republikane Elise Stefanik tha për Breitbart se seanca e parë e komisionit për të çrrënjosur përdorimin e agjencive federale si armë kundër kundërshtarëve politikë do zhvillohet të enjten dhe do të vendosë bazat për seancat e ardhshme.

 
 
 

Stefanik tha se kjo ngjarje do ët krijojë terrenin që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të zbulojnë, ekspozojnë dhe t’i japin fund paragjykimeve politike brenda qeverisë federale, që kanë pasur shpesh për objektiv të djathtët.

“Kjo seancë e parë do të jetë kritike për të hedhur bazat për të çrrënjosur armatosjen e gjatë politike të ngulitur në qeverinë federale kundër popullit amerikan,” tha ajo.

Stefanik është pjesë e komisionit të kryesuar nga republikani Jim Jordan. Komisioni do të luftojë partizanshmërinë e agjencive të tilla si FBI, CIA apo NIH. Po ashu do të luftohet edhe korrupsioni dhe abuzimi në të gjitha aspektet te agjencitë federale.

‘Censura partizane e FBI-së shkel të drejtat dhe liritë civile të Amendamentit të Parë dhe përdorimi i kësaj agjencie si armë politike do të ekspozohet nga ky komision duke nisur që nga kjo javë”, tha ajo.

“Përgjegjësia po vjen, dhe ne do i shkojmë deri në fund kësaj dhe do të nxjerrim në dritë të vërtetën dhe llogaridhënien në emër të patriotëve amerikanë që janë shënjestruar padrejtësisht nga agjencitë e korruptuara qeveritare”.

Sipas Breitbart, ajo i referohet sidomos rastit të Charles McGonigal.

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së ka qenë agjent special në divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Në janar, ai u padit nga Departamenti i Drejtësisë për pastrim parash.

Kujtojmë se McGonigal akuzohet se ka punuar në fshehtësi për llogari të qeverisë shqiptare, të drejtuar nga Edi Rama.

Komisioni i posaçëm i Kongresit ka kërkuar për llogari të hetimit të gjithë të dhënat për aferën e McGonigal, duke nisur që nga dokumentet dhe deri te komunikimet e tij. Po ashtu ata kanë kërkuar edhe praktikën hetimore të FBI ndaj tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...