Shehu: Pres reagim popullor për t’iu kundërvënë regjimit

E Enjte, 09 February 2023 12:51

Në një diskutim që pati sot në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Shehu ndër të tjera përforcoi një mendim lidhur me protestën e thirrur nga opozita më 11 shkurt në Tiranë:

 
 “Unë pres vetëm një shtim të interesit popullor për t’iu kundërvënë regjimit. Unë pres një forcë akoma më të madhe popullore për t’iu kundërvënë regjimit, sepse njerëzit po e kuptojnë dhe e kanë kuptuar qartësisht se ky regjin luftohet me kryengritja popullore, sepse ky regjim kërkon të godasë edhe atë që është tempulli i demokracisë – parlamentin, kërkon të shkatërrojë opozitën dhe kërkon të tjetërsojë opozitën.

Pra, në këtë mënyrë unë mendoj se njerëzit qartësohen më shumë për rolin e madh që kanë ata vetë në mbrojtjen e parlamentarizmit dhe të demokracisë shqiptare dhe është e drejta e tyre. Kjo lidhet dhe me të drejtat e tyre, me mirëqenien, me nivelin ekonomik, me nivelin social, lidhet me të gjitha... 

 

Demokracia nuk është një fjalë ashtu në ajër, demokracia ka “këmbë” konkrete në terren, që lidhen  me interesat e çdo individi në vend,” nënvizoi deputeti. /ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...