Skandali 'McGonigal'/ 'Mother Jones': Pse ishte kaq i shqetësuar Rama për lobimin e PD në SHBA

E Enjte, 09 February 2023 19:29

"Mother Jones" ngre shqetësimin se si një zyrtar i lartë i FBI bëri favore dhe u vendos në shërbim të interesave të kryeministrit shqiptar përkundrejt pagesave të majme.Edi Rama pagoi Charles McGonigal, përmes Agron Nezës dhe Dorian Duçkës (Personi A dhe Personi B citon aktakuza e drejtësisë amerikane), për të goditur opozitën shqiptare dhe Partinë Demokratike në SHBA. Lëvizje të cilat si rrjedhojë sollën shpalljen e liderit të PD, Sali Berisha, non grata në SHBA, vendim të cilin kryetari i PD e ka quajtur dhe vazhdon ta quajë produkt të lobingjeve korruptive.  

 
 
 

Përmes një analize të detajuar, “Mother Jones” sjell në vëmendje edhe publikimin e bërë prej tyre në vitin 2018, lidhur me lobimin për Lulzim Bashën në SHBA. Kjo është edhe zanafilla e kësaj çështje për të mbërritur deri te afera "McGonigal" dhe lëvizjet e agjentit të FBI që aktualisht, pas bërjes publike të skandalit, kanë minuar raportet e Shqipërisë me SHBA-të. 

"Mother Jones" ngre disa pikëpyetje, duke këmbëngulur pse qeveria shqiptare dhe Edi Rama ishin kaq shumë të shqetësuar për përpjekjet e lobimit pro PD-së në SHBA. 

 

Gjithashtu, "Mother Jones" kërkon të dijë informacionin që i kaloi qeveria shqiptare dhe Edi Rama Charles McGonigal lidhur me çështjen e lobimit të PD dhe nëse në to përfshiheshin financimet që shkuan për Nick Muzin. Apo edhe nëse, Nick Muzin është hetuar nga FBI.

"Mbeten shumë pyetje rreth kësaj historie: Pse qeveria shqiptare ishte kaq e shqetësuar për përpjekjet e lobimit pro PD-së? Çfarë informacioni i kaloi McGonigal-it? A përfshinte ai financimet që shkuan për Muzin? A e hetoi FBI plotësisht Muzin? A përfshiu ai hetim, gjurmimin e origjinës së parave që siguruan lobimin e tij? Nuk ka ende asnjë shpjegim se përse një kompani misterioze e lidhur me Rusinë ka paguar për një lobist republikan për të përdorur ndikimin e tij me GOP dhe konservatorët për të ndihmuar një parti politike shqiptare të krahut të djathtë.

Kryqëzimi i fabulës së McGonigal dhe ai i financimit të lobimit të Muzin nga Biniatta Trade i bën dy historitë akoma më shumë misterioze. Një lobist amerikan mori para të lidhura me Rusinë për të ndihmuar një parti politike në një vend të vogël ballkanik. Një agjent i dyshuar si i shitur i FBI-së përfshihet në hetimin e atij lobisti, me sa duket me urdhër të një partie rivale shqiptare.

Shqipëria, ashtu si Rusia, është shumë e korruptuar, e rrënuar nga akuzat se shumë zyrtarë, duke përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë, janë të korruptuar. Sagat e bashkuara të Biniatta Trade dhe Charles McGonigal tregojnë se sa lehtë ai korrupsion depërtoi në Shtetet e Bashkuara", thuhet në artikullin e "Mother Jones".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...