Zhvatjet nga qeveria, kreu i PD: Do të fillojë praktika 'emëro dhe turpëro'! Emërimi është një, 'Hajdut, ke vjedhur'

Premte, 10 February 2023 13:32

 

Partia Demokratike nuk do të mungojë pa demaskuar çdo vjedhje të qeveritarëve me emrin përkatës dhe bëmën e tij. Berisha e quajti sot këtë praktik♪7 "si emëro dhe turpëro" dhe solli rastin e zhvatjes më të fundit nga qeveria të parasë publike me pistën e garave në Elbasan.

"E morët vesh historinë e fundit, Rama-Balluku?! - u tha Berisha gazetarëve gjatë konferencës. - Shpallet tenderi për pistën e garës së makinave, shpallet në Elbasan tenderi për pistën e garës së makinave. Shpallet sot, ndiqen procedurat ligjore siç janë dhe pas 3 ditësh, Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin.

 

Katër kompani botërore, duke punuar, paraqitur ofertat dhe paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, e thotë se këtë garë e fitoi. Tenderi do edhe 5 javë për t'u mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit!!!

Këta kanë humbu çdo lloj sensi. Në këtë rast do të fillojë praktika "name and shame" (emëroje dhe turpëroje). Emërimi është vetëm një: Hajdut, ke vjedhur! Ta dinë qytetarët që ka një hajdut të madh,është një gjë popullore kjo, por është një gjë e dobishme."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...