Berisha: Rama po shkatërron SHISH, njeriu i tij ka shpërbërë njësitë e antiterrorit dhe antidrogës

Premte, 10 February 2023 13:33

 

Gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po shkatërron Shërbimin Informativ Shtetëror. I pyetur nga gazetarët në lidhje me rolin e këtij institucioni në protestën e nesërme, Berisha deklaroi se, Oljan Kanushi, ish-këshilltari i Edi Ramës që është vendosur në krye të SHISH, po e dëmton këtë institucion.

Berisha deklaroi se, Kanushi ka shpërbërë dy njësitë më të rëndësishme të SHISH, atë të antiterrorit dhe të antidrogës.

 

‘Në protestën e nesërme, paralajmëroj policinë të mbajë qëndrimin më korrekt. Çdo protestues i lënduar, do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do të përgjigjet edhe pas 30 vitesh.

Paralajmëroj policinë, punonjësit e SHISH, të kenë shumë kujdes, madje të mos futen fare ne turmë. Sepse në SHISH po ndodh, edhe ai do të ketë ‘name and shame’, ai po shkatërron institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty, po shpërbën institucionin.

Në këtë institucion, ndërsa departamentet më kryesore janë antiterrori dhe antidroga. E vërteta është se që nga vitit 1998, kur në oborrin e këtij institucioni u kap automjeti me 28 kg heroinë, nga antidroga e policisë, të dhëna të tjera pas largimit të Fatos Klosit, që ky institucion të ketë lidhje me drogën, unë nuk ka dëgjuar.

Por ky zotëria që është në SHISH, një nga aktet e para ka shpërbërë njësinë antidrogë dhe ka transferuar oficerin kryesor të antiterrorit në konflikt të hapur interesi. Bashkëshortja e tij ka pasur kushëririn e parë, ushtar të Al Bagadatit, gjë për të cilën bashkëshortja dhe ky nuk mund them se ka një përgjegjësi, se ai nuk ka marrë mendimin e tyre.

Por problemi është se njeriu që ka hetuar këtë dhe me sukses, se duhet të dini se në ndjekjen e grupit të atyre që shkuan të luftojnë për ISIS, në çmontimin e tyre Shërbimi Informativ ka meritë të padiskutueshme.

Ky tani, e merr dhe e transferon këtë oficer në një rreth. Pra e le këtë në mëshirë të fatit. Dhe ky është një akt hakmarrës. Merr dhe terrorizon 2-3 oficere punonjëse që kishin klikuar dhe interesuar se kush është vjehrri i tij, pasi kanë marrë vesh historinë e kushëririt të parë të të shoqes. Dhe ky është tërbuar, se pse keni klikuar, pse keni bërë kërkim ju për vjehrrin tim.

E merrni vesh se çfarë shefi ka dërguar. U bën mbledhje oficerëve, përdor dhe fjalë vulgare ndaj atyre zonjave. Ky po e shndërron në një repart SHISH. Është jashtëzakonisht e dëmshme sepse është institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe të gjithë rëndësinë e ka në saj të bashkëpunimit që e ka me vende partnere. Terrorizmi nuk është një gjë fiktive, por është kërcënim serioz madhor, për paqen, stabilitetin, rendin e vendeve të lira. Ky tani i shpërbën ata, një njeri që nuk ka punuar një ditë.

Rama e largoi Bendon, i cili ishte njeri profesionistë. Ai ra në gjurmë të McGonigal dhe natyrisht bëri detyrën e vet. Atij i jap një paralajmërim të fortë, që po vazhdove të shkelësh ligjin, do të kesh probleme shumë serioze me opozitën. Opozita kërkon që Shërbimi Informativ Kombëtar të qëndrojë tërësisht siç përcakton ligji, përndryshe i çojmë protestat edhe atje, nuk përtojmë.

Tani kemi të bëjmë me institucione të inkriminuara’ - tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...