“Sot mediat e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë në atë protestë. Sot mediat botërore mbajnë në faqen e parë skandalin, Uotergejtin e shekullit të 21-të
A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi se ky?
A ka turp më të madh për Shqipërinë se sa ky akt?
Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore për presidentin e SHBA, sot Shqipëria përbën lajmin e botës se kreu i narkoshtetit, sikur të ishte Lukashenko i Bjellorusisë, korrupton shefin e kundërinteligjencës së FBI, partnerit tonë më strategjik, udhëheqësit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Dikur Shqipëria bënte lajm për hyrjen në NATO, sot bën lajm se kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit, strofull të shërbimeve kriminele ruse.
Kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti. Jep dorëheqjen, largohu!
Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.
Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.
Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë,” tha Berisha