“Revolucioni ynë do të fitojë!
Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën.
Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.
Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale.
Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?
Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!
Në skandalin e fundit, në skandalin botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët.
Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga aleanca e korrupsionit shqiptar me individë ndërkombëtarë, me McGonigalër dhe të tjerë, është dukuria më negative.
Populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara.
Ish-kreu i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha pa asnjë fakt, dokument, provë, nga kjo mafie, nga ky lobim, u sanksionua.
U bë gjithçka për t’i caktuar kryetarin opozitës. U bë gjithçka për ta shndërruar në pseudopozitë.
Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigalë. Jo, duhet të jemi të sinqertë.
Ai korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në beteja në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali.
U angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës pro-perëndimore të vendit, vetëm pse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën, të denonconte aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre,” tha Berisha.