Artikulli i ‘The Washington Post’:
Sali Berisha, një ish-president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë që drejton Partinë Demokratike dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili drejton Partinë e Lirisë, ishin mes protestuesve që u mblodhën para ndërtesës kryesore të qeverisë me pankarta dhe brohorima që kryeministri Edi Rama, i Partisë Socialiste të qendrës së majtë në pushtet të japë dorëheqjen.
‘Ka ardhur koha që ky revolucion të nxjerrë paratë e korruptuara dhe t’i kthejë në paga dhe pensione më të larta’, tha Berisha.
Pjesëmarrësit e protestës hodhën bomba tymi në hyrjen kryesore të ndërtesës së qeverisë, ku qindra oficerë policie formuan një linjë për të mbrojtur ndërtesën.
Kritikët e Ramës e akuzuan për korrupsion dhe e konsiderojnë atë përgjegjës për eksodin e të rinjve shqiptarë që janë larguar për të ndjekur punë në vendet e Evropës Perëndimore.