Me një mesazh në Facebook, Meta shkruan se, ‘populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim’.
Sipas Metës, ndryshimi do të vijë me çdo çmim.
‘Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre.
#NdryshimMeCdoCmim’, shkruan kreu i PL-së, Ilir Meta në Facebook.