Berisha: Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo ku shkon

Diel, 12 February 2023 19:27
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me kryetarët e degëve të Tiranës, LDG dhe FRPD. Gjatë fjalës së tij kreu demokrat vlerësoi protestën e djeshme dhe lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut aktual të Bashkisë së Tiranës.

Berisha: Bashkia e Tiranës, nuk ka fyerje më të madhe për çdo qytetar të Tiranës, se sa ai kryetar. Çfarë duhet ti bëjë më shumë qytetarëve ai. Sa që për çdo thes me plehra që derdh, i vjedh paturpësisht. Si një hajdut ordiner. Ua ka rritur me 60-70 % taksën e pastrimit qytetarëve. Ua ka rritur tre herë bizneseve. 

 
 

Çfarë do të bëjë më shumë ai, të vijë të fusë duart në xhepa? Por ai po i fut duart në xhepat tanë. Çfarë mund të bëjë më shumë një hajdut se ky, që shkelmon kushtetutën. Ka vendosur taksën e arsimit, por Shqipëria me kushtetutë, arsimi është falas. E ka kushtetuta, ku e gjen autoritetin ky hajdut që të taksojë qytetarët e Tiranës për fëmijët e tyre. Kush ja jep këtë të autoritet. Kushtetuta ja ndalon.

 

Kushtetuta detyron bashkinë, qeverinë dhe cilindo që tu japë arsim falas fëmijëve. Kurse ky i detyron qytetarët të paguajnë taksë për ndërtimin e shkollës, e quan taksë arsimi. Ky rrugaç subrakushtetues. A mundet një njeri të veprojë në këtë mënyrë. Ku e gjen autoritetin ai të shpallë me taksë një shërbim që kushtetuta nuk e lejon, e garanton falas. A mundet ky të qarkullojë nëpër Tiranë. Ky është një kriminel kushtetues, është një hajdut, hajdut i pafytyrë.

 

Dhe çfarë bën me para. Këtu të gjithë që janë qytetarë, kanë fëmijë, nuk kanë fëmijë paguajnë taksën e arsimit thotë ai. Ku e bazon ky taksën, ku e bazon? Por çfarë mund ti thuash këtij që nuk ka ligje as kushtetutë. Arsimi në Shqipëri është i garantuar falas.

Po të jetë puna, po të mos ishte kjo, detyrim kushtetues një qeveri mund të vinte një taksë kombëtare për arsimin. Por se bën dot një qeveri atë, e ndalon kushtetuta, kurse ky nuk ka kushtetutë, ka kushtetutën e xhepit. Si mund të qarkullojë lirshëm ky njeri. Më thoni ju mua.

Jo se ai kalon mes nesh. Ai duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo që shkon. Degët e PD-së janë të porositura, të ja nxijnë ditën këtij hajduti. Por si mundet të dalë mbi kushtetutën ky. Dhe çfarë bën me paratë që ua merr nga xhepat qytetarëve, na ndërton shkolla 6 milionë euro, 3 milionë euro dhe për të mbuluar vjedhjen i vënë emrin ‘Bashkim Fino’, ‘Petro Koçi’ mund të ja vejë, kush e di çfarë emrash ka vënë, ‘Gramoz Ruçi’.

Ua them socialistëve, por kjo është vjedhje për të gjithë, pavarësisht nga emrat. Si mund të vjedhë ai në këtë mënyrë. Na fal Petroja se ndoshta nuk ka shkollë me emrin e tij

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...