Berisha: Ministria e Brendshme është ministria e familjes. Aty Ardivelijtë kurdisin kurthe kundër opozitës

Diel, 12 February 2023 19:29

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e PD së Tiranës.

Berisha: Në marshimin tonë simbolik, ministria e Brendshme, ajo është ministria e familjes. Aty është emëruar partneri i Delinës, aty manipulohen të gjitha të dhënat e qytetarëve, aty organizohen trafiqet, aty organizohen manipulimet, aty Ardivelijtë kurdisin kurthe kundër opozitës dhe ai është një institucion krimi.

 
 
 

Një institucion i cili ka ndikim shumë të madh në mbajtjen e këtij regjimi. Një institucion i cili ndikon dhe rrit, mbron trafiqet e drogës dhe trafiqet e tjera. Ndaj dhe mosbindja civile, opozita, ka punë direkt me të. Ministri i familjes.

Berisha: Revolucion çfarë do të thotë? Do të thotë të jesh i zoti, i aftë, të reagosh, të ndërgjegjësosh dhe kapitalizosh pakënaqësinë. Ndaj dhe ne, misionar në çdo familje do të trokasim dhe me çdo zgjedhës do të bisedojmë. Protesta te parlamenti është protestë për ti dalë zot votës tuaj. Është protestë për të mbrojtur rendin kushtetues.

Unë kam besim të madh se, revolucioni ynë nuk do të njohë të ndalur. Asnjë ndikim të mos keni ju, nga ata të cilët unë e kuptoj, unë e kuptoj, kam mirëkuptim të plotë, se durimi i njerëzve ka arritur në kufijtë më të mëdha mosdurimi, por përsëri revolucioni ynë është paqësor, i mjeteve të mosbindjes civile, nuk është me armë.

Ne do të përmbysim këtë regjim, me mjetet të mosbindjes civile dhe në fund me votën e lirë. Ne nuk njohim formë tjetër pushteti. Ne jemi Parti Demokratike, cilido të lexojë parimet e saj. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, jashtë çdo lloj koncepti. Nuk është formë  ekstremiste, e pushtetit me dhunë. Nuk është forcë staliniste, fashiste, është forcë demokratike. Por përdor të gjitha mjetet demokratike dhe të mos bindjes civile që qytetarët tanë të votojnë të lirë. Ky është zotimi i ynë, kjo është fitorja jonë dhe ne do të fitojmë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...