Nga ana tjetër, po në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në parlament, por ka zgjedhur të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder në ambientet e kryeministrisë.
Kujtojmë që opozita ditën e shtunë zhvilloi një protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kjo protestë ishte nisja e revolucionit që nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës. Lideri demokrat siguroi shqiptarët se opozita nuk kërkon pushtet me dhunë, por përmes votës së lirë.
Ndaj sipas tij, përballja me regjimin e Ramës do të vijojë sot më protestën para parlamentit.