Tërmet me pasoja kataklizmike!
"Tërmeti që godit Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore ishte një kataklizëm e vërtetë. Numri i viktimave të këtij tërmeti arriti në të paktën 34.179 të dielën. Numri i të plagosurve është shumë më i madh. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës për Turqinë, që nga viti 1939. Edhe dje, pas 6 ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat disa të mbijetuar.
Ndihma të mëdha kanë shkuar nga e gjithë bota. Ndonëse Shqipëria dërgoi ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Turqi, këto nuk ishin në lartësinë e duhur dhe në detyrimin tonë ndaj një vendi fqinj dhe mik
Dhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave të këtij tërmeti kataklizmik dhe lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Gjithashtu kërkoj shtimin e ndihmave të Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tmerrshme të tërmetit."